Gjithçka që duhet të dini rreth ‘OSCARS 2020’

Ceremonia e këtij viti do të mirëpres një numër filmash, si ‘Joker’, i cili fitoi më së shumti nominime dhe ‘Little Women’, që u nominua në disa kategori. Disa prej nominimeve bënë histori, ndërsa të tjerë nxitën polemika të mëdha se cilët filma u nderuan dhe cilët nuk u përfillen sa duhet, duke bërë që edicioni i këtij viti të përcjellët me vëmendje të madhe.

Këtu keni gjithçka që duhet të dini për ‘OSCARS 2020’.

Kur mbahet OSCARS 2020?

Edicioni i 92-të i çmimeve OSCAR, do të mbahet sonte, përkatësisht mëngjesin e së hënës sipas kohës sonë lokale, me ceremoninë kryesore që fillon nga ora 02:00 (me kohën tonë). Si gjithmonë, ceremonia do të zhvillohet në “Dolby Theatre”, në Hollywood, ndërsa parakalimi i artistëve në tapetin e kuq do të fillojë më herët.

A mund ta shikoni OSCARS 2020 në televizion?

Spektakli do të transmetohet live në më shumë se 225 shtete, ndërsa adhuruesit e filmit në Kosovë dhe Shqipëri, ceremoninë e ndarjes së çmimeve OSCAR mund ta ndjekin nëpërmjet kanalit Top Channel.

Kush do ta udhëheq ceremoninë OSCAR?

Askush. Akademia dhe ABC kanë vendosur që edhe këtë vit ceremonia të mos ketë një udhëheqës, por do të ketë të ftuar të ndryshëm që do t’i prezantojnë dhe ndajnë çmimet për fituesit, ku përfshihen emra si Mahershala Ali, Zazie Beetz, Timothée Chalamet, Olivia Colman, Will Ferrel, Rami Malek, Penélope Cruz, Shia LaBeouf, George MacKay, Steve Martin, Keanu Reeves, Maya Rudolph e të tjerë.

Kush është i nominuar për OSCAR?

Nëntë filma janë nominuar për Filmin më të mirë për vitin 2020, duke përfshirë filmin ‘Parasite’ të Bong Joon-ho, filmin ‘Little Women’ të Greta Gerwig, ‘The Irishman’ nga Martin Scorsese, filmin ‘Once Upon a Time in Hollywood’ nga Quentin Tarantino dhe ‘Joker’ të Todd Phillips, që kryeson nominimet me gjithsej 11 nominime.

Scarlett Johansson është nominuar në kategorinë Aktorja më e mirë në rol kryesor dhe Aktorja më e mirë në rol dytësor, për rolet e saj në filmin ‘Marriage Story’ dhe ‘Jojo Rabbit’, respektivisht, duke iu bashkuar një grupi prej 12 aktorësh që kanë qenë të nominuar dy herë në të njëjtin vit.

Cynthia Erivo mori një nominim në kategorinë Aktorja më e mirë në rol kryesor, për rolin e saj në filmin ‘Harriet’, duke u bërë personi i vetëm me ngjyrë që është nominuar për vitin 2020.

Netflix ka siguruar më shumë se 20 nominime në OSCARS 2020, duke i kaluar të gjitha studiot tjera, me ‘The Irishman’ dhe ‘Marriage Story’ që fituan disa nominime, ashtu si edhe ‘The Two Popes’./MediaFokus/

Të gjitha nominimet për OSCARS 2020

Filmi më i mirë
“Ford v Ferrari”
“The Irishman”
“Jojo Rabbit”
“Joker”
“Little Women”
“Marriage Story”
“1917”
“Once Upon a Time in Hollywood”
“Parasite”

Aktorja më e mirë në rol kryesor
Cynthia Erivo “Harriet”
Scarlett Johansson “Marriage Story”
Saoirse Ronan “Little Women”
Charlize Theron “Bombshell”
Renee Zellweger “Judy”

Aktori më i mirë në rol kryesor
Antonio Banderas “Pain and Glory”
Leonardo DiCaprio “Once Upon a Time in Hollywood”
Adam Driver “Marriage Story”
Joaquin Phoenix “Joker”
Jonathan Pryce “The Two Popes”

Regjisori më i mirë
Martin Scorsese, “The Irishman”
Todd Phillips, “Joker”
Sam Mendes, “1917”
Quentin Tarantino, “Once Upon a Time in Hollywood”
Bong Joon Ho, “Parasite

Aktori më i mirë në rol dytësor
Tom Hanks, “A Beautiful Day in the Neighborhood”
Anthony Hopkins, “The Two Popes”
Al Pacino, “The Irishman”
Joe Pesci, “The Irishman”
Brad Pitt, “Once Upon a Time in Hollywood”

Aktorja më e mirë në rol dytësor
Kathy Bates, “Richard Jewell”
Laura Dern, “Marriage Story”
Scarlett Johannson, “Jojo Rabbit”
Florence Pugh, “Little Women”
Margot Robbie, “Bombshell”

Filmi i animuar
“How to Train Your Dragon: The Hidden World” Dean DeBlois
“I Lost My Body” Jeremy Clapin
“Klaus” Sergio Pablos
“Missing Link” Chris Butler
“Toy Story 4” Josh Cooley

Filmi i shkurtër i animuar
“Dcera,” Daria Kashcheeva
“Hair Love,” Matthew A. Cherry
“Kitbull,” Rosana Sullivan
“Memorable,” Bruno Collet
“Sister,” Siqi Song

Skenari i adoptuar
“The Irishman,” Steven Zaillian
“Jojo Rabbit,” Taika Waititi
“Joker,” Todd Phillips, Scott Silver
“Just Mercy” Destin Daniel Cretton and Andrew Lanham
“Little Women,” Greta Gerwig
“The Two Popes,” Anthony McCarten

Skenari origjinal
“Knives Out,” Rian Johnson
“Marriage Story,” Noah Baumbach
“1917,” Sam Mendes and Krysty Wilson-Cairns
“Once Upon a Time in Hollywood,” Quentin Tarantino
“Parasite,” Bong Joon-ho, Jin Won Han

Kinematografia
“The Irishman,” Rodrigo Prieto
“Joker,” Lawrence Sher
“The Lighthouse,” Jarin Blaschke
“1917,” Roger Deakins
“Once Upon a Time in Hollywood,” Robert Richardson

Dokumentari më i mirë
“American Factory,” Julia Rieichert, Steven Bognar
“The Cave,” Feras Fayyad
“The Edge of Democracy,” Petra Costa
“For Sama,” Waad Al-Kateab, Edward Watts
“Honeyland,” Tamara Kotevska, Ljubo Stefanov

Dokumentari i shkurtër
“In the Absence”
“Learning to Skateboard in a Warzone,” Carol Dysinger
“Life Overtakes Me,” Kristine Samuelson, John Haptas
“St. Louis Superman”
“Walk Run Cha-Cha,” Laura Nix

Filmi i shkurtër
“Brotherhood,” Meryam Joobeur
“Nefta Football Club,” Yves Piat
“The Neighbors’ Window,” Marshall Curry
“Saria,” Bryan Buckley
“A Sister,” Delphine Girard

Film i huaj
“Corpus Christi,” Jan Komasa
“Honeyland,” Tamara Kotevska, Ljubo Stefanov
“Les Miserables,” Ladj Ly
“Pain and Glory,” Pedro Almodovar
“Parasite,” Bong Joon Ho

Editimi
“Ford v Ferrari,” Michael McCusker, Andrew Buckland
“The Irishman,” Thelma Schoonmaker
“Jojo Rabbit,” Tom Eagles
“Joker,” Jeff Groth
“Parasite,” Jinmo Yang

Editimi i zërit
“Ford v Ferrari,” Don Sylvester
“Joker,” Alan Robert Murray
“1917,” Oliver Tarney, Rachel Tate
“Once Upon a Time in Hollywood,” Wylie Stateman
“Star Wars: The Rise of SkyWalker,” Matthew Wood, David Acord

Miksimi i zërit
“Ad Astra”
“Ford v Ferrari”
“Joker”
“1917”
“Once Upon a Time in Hollywood”

Dizajni
“The Irishman,” Bob Shaw and Regina Graves
“Jojo Rabbit,” Ra Vincent and Nora Sopkova
“1917,” Dennis Gassner and Lee Sandales
“Once Upon a Time in Hollywood,” Barbara Ling and Nancy Haigh
“Parasite,” Lee Ha-Jun and Cho Won Woo, Han Ga Ram, and Cho Hee

Kolona zanore
“Joker,” Hildur Guðnadóttir
“Little Women,” Alexandre Desplat
“Marriage Story,”Randy Newman
“1917,” Thomas Newman
“Star Wars: The Rise of Skywalker,” John Williams*“The King,” Nicholas Britell

Kënga origjinale
“I Can’t Let You Throw Yourself Away,” “Toy Story 4”
“I’m Gonna Love Me Again,” “Rocketman”
“I’m Standing With You,” “Breakthrough”
“Into the Unknown,” “Frozen 2”
“Stand Up,” “Harriet”

Makijazhi dhe flokët
“Bombshell”
“Joker”
“Judy”
“Maleficent: Mistress of Evil”
“1917”

Kostumografia
”The Irishman,” Sandy Powell, Christopher Peterson
“Jojo Rabbit,” Mayes C. Rubeo
“Joker,” Mark Bridges
“Little Women,” Jacqueline Durran
“Once Upon a Time in Hollywood,” Arianne Phillips

Efektet vizuale
“Avengers Endgame”
“The Irishman”
“1917”
“The Lion King”
“Star Wars: The Rise of Skywalker”

/MediaFokus/