Gjykata e Gjilanit dhe Demokracia Plus zotohen për thellimin e bashkëpunimit

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi ka pritur në një takim, Valmir Ismaili dhe Dëbora Peci nga Demokracia Plus, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe më tutje.

Me këtë rast, ai ka falënderuar udhëheqësit e kësaj organizatë për rekomandimet që kanë nxjerrë për Gjykatën Themelore të Gjilanit, duke iu premtuar që do të merren parasysh, pasi që janë në interes të qytetarëve dhe avokatëve.

Ndryshe, Demokracia Plus, me mbështetjen e USAID/Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë, është një organizatë që ka bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Gjilanit nga viti 2017, duke përgatitur anketa me qytetarë, për të matur transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien e Gjykatës, thuhet në njoftimin e Gjykatës.