Gjyshërit e Rinor Bunjakut nga Gjilani ndërtuan urën në Prevallë

Gjyshërit Sabri e Rukije nga Gjilani ndërtuan urën në Prevallë, në shenjë rikujtimi për nipin e tyre Rinor Bunjaku.

Në bjeshkët e bukura të Prevallës, ku burojnë ujëra të kthjellta nga majat e maleve, sot është përuruar një urë, e cila është e veçantë, jo vetëm për funksionin që kryen.

Atë e ndërtuan me mjetet e tyre Sabri e Rukije Bunjaku nga Gjilani, si dedikim për për banorët e zonës, në shenjë kujtimi për nipin e tyre Rinorin, i cili vdiç në moshë të re, para një viti.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

“Kjo urë tashmë do të jetë simbol rikujtimi për Rinor Bunjakun, nga të gjithë banorët e asaj ane, por edhe qytetarë të shumtë të cilët i vizitojnë këto treva.

Rinor Bunjaku do të jetë përherë në zemrat dhe mendjet tona dhe, kujtimi për të u shënjëstrua edhe në këtë urë, të cilën sa herë që do ta vizitojmë, do të ndjehemi me kujtimet më të mira për të”, ka shkruar Ismajli./mediafokus.info/