GLPS: Vendimi i Qeverisë nuk është kundërkushtetues, por është i mangët në argumentim

Grupi për Studime Jurdike dhe Politike (GLPS) ka bërë një analizë sa i përket vendimit të qeverisë për kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe ka nxjerrë këtë konkludim:

Vendimi i Qeverisë nr. 1/15 për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve nuk është kundërkushtetues, dhe rrjedhmisht i përmbush kriteret e lejueshmërisë së kufizimit të lirisë së lëvizjes të përcaktuara në rastet Tommaso v. Italy, Tourancheau and July v. France, Başkaya and Okçuoğlu v. Turkey, etj, të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ai gjithashtu gëzon përputhshmëri kushtetuese sepse Neni 53 i Kushtetutës e bën një praktikë të tillë gjyqësore të GjEDNj-së valide edhe në Republikën e Kosovës.

Analiza gjithashtu konstaton që Qeveria shpreh mangësi serioze në argumentimin e vendimmarrjes së saj me shkronjën e kushtetutës dhe parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është tregues për kapacitetet e munguara profesionale të saj.

Në anën tjetër, Analiza gjithashtu konkludon që përputhshmëria e këtij Vendimi me dispozitat kushtetuese që rregullojnë gjendjen e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës është jo-relevante, e gabuar profesionalisht dhe e panevojshme. /mediafokus.info