Gratë kërkojnë hise në buxhetin e shtetit

Gratë në Gjilan, që përfaqësojnë Komitetin për Barazi Gjinore (KBGJ) kërkojnë nga drejtoritë komunale që ta respektojnë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në planifikimin financiar për vitin 2020, duke nënvizuar faktin se kjo nuk nënkupton ndarje të mjeteve vetëm për gratë, siç mund të keqkuptohet ndonjëherë.

Ajtene Shahiqi, kryesuese e kësaj trupe komunale, thotë se drejtoritë komunale duhet ta bëjnë planifikimin e mjeteve buxhetore në mënyrë sa më të drejtë sa i përket aspektit gjinor.

Kurse Xhylshene Berisha, ish-deputete, thotë se komuna e Gjilanit ka shënuar përparime në planin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, që sipas saj, nuk duhet kuptuar si obligim për ndarjen e mjeteve vetëm për gra, sepse qëllimi është që nga kjo mënyrë e buxhetimit të përfitojnë të dyja gjinitë.

“Ne do të monitorojë procesin e planifikimit, për të parë sa po zbatohet buxhetimi i përgjegjshëm gjinor”, thotë ajo.