Grenell i përgjigjet sërish Osmanit: Nuk dhatë asnjë sygjerim për marrëveshje

Ka vazhduar diskutimi virtual në mes të kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Pas kundërpërgjigjes së Osmanit ndaj Grenell, se simbolika nuk mund të krijojë vende pune, por këtë nuk mund ta bëjnë as politikanë të korruptuar dhe gënjeshtarë në Kosovë, ky i fundit ka thënë se koha e gjatë që një politikan është në detyrë, nuk është domosdoshmërisht problemi, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh.
Grenell i ka thënë kryeparlamentares Osmani se nuk ka dhënë asnjë sugjerim për këtë Marrëveshjen e Washingtonit, por vetëm kritika sepse nuk ishte në krye për të udhëhequr.

“Gjatësia e kohës që një politikan është në detyrë nuk është domosdoshmërisht problemi. Përvoja mund të sjellë një ndryshim të madh. Krenaria e autorësisë ose marrja e kredisë është zakonisht problemi. Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për këtë marrëveshje. Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye.”, ka shkruar Grenell në Twitter.