Grenell: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbisë, top prioritet i Administratës Trump

Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka bërë publike vizitën e tij në Prishtinë e Beograd, shkruan Mediafokus.info.

Përmes Tëitter, ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në top prioritetet kryesore të Administratës Trump.

“Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën vëzhgimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump.

/Mediafokus.info/