Grerëzat vrasin 5-vjeçarin

Një djalë 5-vjeçar ka vdekur ndërsa gjyshja e tij po lufton për jetën në spital pasi u sulmuan nga grerëzat në Kamboxhia.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në provincën jugore Takeo. 62 vjeçarja Chen Oeurn, 62 dhe nipi i saj Morn Kakakda ishin duke prerë një pemë palme për të ndërtuar një kotec pulash.

Por aksidentalisht ato goditën një fole grerëzash teksa prisnin gjethet e pemës dhe u sulmuan, tha zëdhënesi i policisë vendase, kolonel Chuon Samang.

62-vjeçarja dhe nipi i saj pesëvjeçar u sulmuan nga rreth 30 grerëza. Ata pësuan pickime të shumta në fytyrë, qafë dhe në gjoks.

Gjyshja dëshpërimisht u përpoq të shpëtonte nipin e saj duke e transportuar në shtëpi, por pesëvjeçari vdiq në shtëpi pak pas sulmit. 62-vjeçarja u dërgua në spital nga fqinjët dhe mbetet në gjendje të rëndë.