Guda: Mirënjohje qytetare Lutfi Hazirit, po e heq makthin 50 vjeçar

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendit Komunal të Gjilanit, Ftim Guda, ka shprehur gëzimin për fillimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në lagjen Baja.

Guda ka thënë se banorët e asaj lagje i shprehin mirënjohje qytetare kreut të Komunës, Lutfi Haziri, i cili, sipas tij, po e heq makthin e papërballueshëm 50 vjeçar.

“Mirënjohje qytetare Kryetarit Lutfi Haziri. U desh të kalojnë 50 vjet që qytetarët e Lagjes Baja në Gjilan të ndjejnë gëzimin që kaq shumë e kishin pritur. Më në fund filluan punimet e rregullimit të shtratit të ujërave atmosferike dhe kanalizimit, problem ky që ishte makth i papërballueshëm për qytetarët e kësaj lagje. Shumë herë falenderime Komunës së Gjilanit!”, ka shkruar Guda, në faqen e tij në Facebook, transmeton Mediafokus.info.

Realizimi i këtij projekti, Komunës së Gjilanit do t’i kushtojë mbi 185 mijë euro./MediaFokus/