Habib Aliu, maratonisti 67-vjeçar i shtigjeve të gjata

Habib Aliu po vazhdon ta sfidojë moshën, jo vetëm me ushtrime e shëndet të mirë, por edhe me pjesëmarrje në maratona të shtigjeve të gjata 42 e 21 km.

Ai thotë se do të marrë pjesë edhe në maratonën e Prishtinës,e  cila mbahet në muajin prill.

Habib Aliu është më prejardhje nga Vërbica e Zhegocit, komuna e Gjilanit dhe më atletikë merret prej 30 vitesh.

Qysh si i ri, ai shquhej për vrapim në garën maramës e gara të tjera lokale, derisa jetonte në fshat.

Ndërkohë, prej kur jeton jashtë, ka marrë pjesë në shumë maratona në Europë, si ajo e Berlinit, Parisit, Madridit, Tiranës, Athinës, Romës e të tjera.

Është fitues i shumë medaljeve dhe kupave.

Për moshën që ka, Habib Aliu ka arritur rezultate shumë të larta.

Në Kosovë vjen rregullisht për të marrë pjesë në gjysmë maratonën e organizuar nga federata e atletikës./Sabedin Sherifi/Mediafokus