Hapen laurat për hyrje me veturë në QKUK

Drejtoria e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë ka marrë vendim të hap të gjitha laurat për hyrje-dalje të veturave të pacientëve dhe të përcjellësve, që deri tani ka qenë me pagesë.

“Do të lejohen të gjitha automjetet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve, pa pasur nevojë të bëjnë pagesa”, thuhet në njoftim.

Vendimin e ka marrë ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar nga pandemia Covid-19, me qëllim të parandalimit dhe shmangies së kontaktit nëpër laura.

Personeli i caktuar për punë në këto pika, do të bartet sipas nevojës në kryerjen e punëve tjera.