Haradinaj: Nëse LDK e PDK bëhen bashkë në qeveri, AAK “bie nga loja”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja eventuale e PDK-së në qeveri, bën që AAK të bie nga loja. 

“Nuk i frikësohem ardhjes së PDK-së në qeveri, por pas kësaj AAK-së i humbë fuqia vendimmarrëse, AAK bie nga loja kur LDK e PDK bëhen bashkë në Qeveri”, thotë Haradinaj, në Prime Time në Kanal10.

Prandaj, siç thotë Haradinaj, AAK dëshiron postin e presidentit, për shkak se AAK e humbë fuqinë që ka aktualisht në këtë qeveri.

“Nëse nuk marr përgjegjësi në këtë kohë, e konsideroj si indiferencë ndaj vendit tim gjatë kësaj kohe”, shprehet Haradinaj.