Haradinaj refuzon takimin me Edi Ramën në Prishtinë, ata kanë të hapur një proces gjyqësor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në një vizitë dyditore në Kosovë, për sot ka paraparë një takim edhe me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi është i planifikuar për ora 11:00, por sipas të gjitha gjasave nuk do të mbahet, sepse mbrëmë Haradinaj tha se e ka refuzuar takimin me Ramën.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, është shprehur ai.

Haradinaj deklaroi  se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.

“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Siç dihet Rama i ka bërë një padi për shpifje ish-kryeministrit Haradinaj, në gjykatat e Kosovës./mediafokus.info