Haxhi Shala ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se është ftuar nga Gjykata Speciale. 

Shala ka bërë të ditur se në Hagë është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ai ka thënë se do të paraqitet para kësaj gjykate më 8 shtator të këtij viti.

Postimi i plotë:

“E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftetarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesen nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti.”