Haziri: AAK nuk është në radhë për ta marrë presidentin

Nënkryetari i LDK-së, që është njëkohësisht edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për debatin që lidhet me zgjedhjen e presidentit të ri.

Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK konsultimet e para për presidentin do t’i bëjë me AAK-në dhe partnerët qeverisës.

“AAK bëri një hap para nesh…Me AAK-në kemi pasur një mandat të plotë dhe është partnerë i besueshëm i yni. Propozimi për president ka qenë i papritur. Nuk besoj se kësaj radhe AAK është në rend për ta marrë presidentin. Ky është mendimi im personal. Presidenca ka pasur gjithmonë rëndësi të madhe për LDK-në. Ne kemi dhënë shumë për atë zyre. Roli ynë në ekzekutiv ka qenë sekondarë për shkak të presidencës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se një president që vjen qoftë edhe nga PDK-ja nëse është i pranueshëm për të gjithë “s’ka si mos të jetë i pranueshëm edhe për LDK-në”.

“Nuk kemi nevojë që të kemi marionetë politike në zyrën e Presidencës”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.