Haziri: Besoj që pastërtia e luftës do të lahet me drejtësi

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur rreth procesit të Gjykatës Speciale, raporton Mediafokus.info.

Në një status në Facebook, Haziri ka shkruar se beson që pastërtia e luftës do të lahet me drejtësi.

“Unë jam njëri nga ata që besoj se pastërtia e luftës, do të lahet me drejtësi herët apo vonë dhe kjo nuk lidhet me emër të përveçëm. Në rastin tonë, para drejtësisë po nxjerret një proces me një individ të caktuar, ashtu siç po e potencon gjykata, por nëse e sheh brendësinë, atëherë po del një ekip. Është hera e tretë që po provohet me u vendos drejtësia në Kosovë dhe shpresojmë që po mbyllet!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/