Haziri falënderon kompanitë gjilanase që u bënë krahë i mbështetjes kundër Covid-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka falënderuar kompanitë gjilanase, të cilat, sipas tij, u bënë krah i mbështetjes kundër virusit Covid-19.

“Faleminderit Furra Vëllezërit Çoçaj, AR Katana, SAS,  kompanisë Drita, Ardian Zeka, Bom Market, DEA, Miros, Ibrahim Esati, barnatorja Rrom Farm, Artan Serrmaxhaj-Lanikas Group SH.P.K e autorbartje Nanoli”, për mbështetjen e madhe ndaj Komunës në këtë fazë që po përballemi me pandeminë e Coronavirusit”, ka deklaruar Haziri, njofton kumtesa komunale.

Kryetari i Gjilanit ka inkurajuar edhe ndërmarrësit tjerë të Gjilanit që ta mbështesin Komunën,  për ta parandaluar përhapjen e virusit kinez./Mediafokus.info/