Haziri jep detaje për 3 të infektuarit e fundit me Covid-19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se nga 72 mostrat e marra nga IKSHPK, tre prej tyre rezultuan pozitivë me Covid-19, transmeton Mediafokus.info.

Haziri ka shkruar në Facebook se situate është nën kontroll të plotë, por ka kërkuar nga qytetarët që t’i përshtaten masave mbrojtëse.

“#Dita102. Nga 72 mostra të kontakteve të testuara në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, 3 raste rezultuan pozitive me #Covid19 në Gjilan, dy persona janë shëruar plotësisht dhe disa ritestime do të jenë për negativizim. Nga 146 raste në total, 3 kanë ndërruar jetë, janë shëruar 80 persona, derisa raste aktive janë 65”, ka thënë Haziri.

“Komiteti Emergjent për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan është duke e menaxhuar situatën me të gjitha kapacitetet, por apelojmë që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij./Mediafokus.info/