Haziri: Ka ardhë koha që Kosova Lindore të bëhet pjesë e jona

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ripërsëritur sot qëndrimin se shqiptarët e Kosovës Lindore nuk kanë qendër tjetër politike pos Prishtinës.

Këto komente, Haziri i bëri pas ceremonisë së zbulimit të shtatoreve të heronjve, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, të cilët janë vendosur në qendër të kësaj komune.

“Hapi fundit nuk ka ndodhur ende. Nuk do jemi të plotë, nuk do të jemi të mbushur dhe nuk do të jemi të lirë, nëse shqiptarët e Kosovës Lindore do të vazhdojnë të jetojnë nën atë regjim. Ka ardhë koha që me paqe, edhe ata që bëhen pjesë e jona, e tokës dhe e Republikës së tyre. Ne do të vazhdojmë që këtë amanet të kryengritësve të mos e harrojmë sepse edhe ajo tokë ka dhënë dëshmorë”, ka thënë nënkryetari i LDK’së, raporton portali MediaFokus.