Haziri: Kam pasur momente kur jam ‘përjashtu’ prej LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se gjatë karrierës së tij politike, ka pasur raste kur është ‘përjashtuar’ prej posteve të larta në këtë parti, ani pse kishte numër të madh të votave, raporton Mediafokus.info.

“Kam pasur momente kur jam ‘përjashtu’ prej LDK-së, përkundër votave që i kam fituar, por nuk jam dorëzuar. Rruga për të ardhur në një pozitë nuk është e lehtë. Nuk ka dhurata në politikë”, ka thënë Haziri për emisionin Prime Time të Kanal 10.

“Ata që hyjnë në politikë përmes derës së vogël…përmes oxhakut. Vjosa ka ardhur përmes derës së parë si strukturë dhe si e angazhuar. Ka hyrë në konkurrencë politike shumë herët, është sfiduar edhe në votë qytetare dhe poolitike. Ka pasur një ecje jo të lehtë. Vjosa nuk është njeri që dorëzohet”, tha ai./Mediafokus.info/