Haziri: Krenar me kontributin e Flamur Sabri Bunjakut për pranimin e Kosovës në FIFA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në katër vjetorin e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në FIFA, e ka falënderuar, në veçanti, biznesmenin gjilanas që jeton dhe vepron në Zvicër, Flamur Bunjaku.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Haziri ka thënë se ndjehet krenar me kontributin e Bunjakut për pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë.

“Krenar për kontributin e jashtëzakonshëm të biznesmenit të suksesshëm në Zvicër dhe humanistit të madh të Gjilanit, miku im dhe i Fadil Vokrrit, Flamur Sabri Bunjaku. Për më shumë se një dekadë, Flamuri mbajti kontakte të vazhdueshme me presidentin e #FIFA, Sepp Blatter, për ta realizuar ëndrrën e tonë më 13 maj 2016 – pranimin e Kosovës me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë. Falëmnderit Flamur! Luta”, ka shkruar Haziri.

Përndryshe, pronari i RINORA 4, Flamur Bunjaku, për më shumë se një dekadë nuk i është ndarë asnjëherë legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në lobimin e pranim të Kosovës në FIFA./Mediafokus.info/