Haziri: Kufiri duhet të jetë në Ristovc, nëse doni mos me pa xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaçevës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, të cilit i ka rënë shpesh të merret me problemet e banorëve të zonës kufitare, duke qenë se komuna që udhëheq ai, Gjilani, kufizohet me dy shtetet fqinje, pas rastit të djeshëm në Karaçevë, ka thënë se duhet kërkuar bashkimin e Luginës me pjesën tjetër të Kosovës, që të mos ketë më xhandarë serb në këtë territor.

Në një reagim në Facebook, ai ka thënë se vetëm kur kufiri i Kosovës të shkojë deri në Ristovë, atëherë s’do të ketë më xhandarë në territorin e Kosovës, duke shtuar se tash është koha të kryhet puna e jo të bëhen deklarata populliste.

“Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse doni mos me e pa xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaçevës së Epërme. Koha me kry punë, e jo me deklarata e populizma politike. Synimi i tyre po shihet, por i yni?!”, ka shkruar Haziri, në një reagim në FB.