Haziri: Në javën e ardhshme fillon lehtësimi i masave në ekonomi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se lakorja e infeksionit në këtë komunë po shkon drejt zeros, raporton Mediafokus.info.

Ai ka paralajmëruar se nga java e ardhshme fillon lehtësimi i masave në ekonomi dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“#Dita49. Jam tepër i lumtur që lakorja e infeksionit me #Covid19 po shkon drejt zeros në Gjilan. Kjo është arritur falë punës së jashtëzakonshme të Shtabit për menaxhimin e emergjencave dhe lojalitetit qytetar. Besoj shumë që në javën e ardhshme fillojmë me lehtësimin e masave në ekonomi dhe në qarkullimin e lirë të njerëzve. Duroni vetëm edhe pak ditë. #rriNshpi”, ka shkruar Haziri, në Facebook./Mediafokus.info/