Haziri ngushëllon familjen e Vanesa Veselit

Me rastin e ndarjes nga jeta të nxënëses së shkollës fillore “Agim Ramadani” në Zhegër, Vanesa Veseli, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Veseli. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Veseli,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës suaj, Vanesa Veseli.

Ky lajm më ka tronditur thellë mua, Komunën e Gjilanit dhe secilin qytetar.

Vanesën do ta kujtojmë përgjithmonë si nxënëse të sjellshme e të shkëlqyer si dhe një sportiste të dalluar, e cila premtonte shumë.

Kjo është një humbje e madhe për shkollën “Agim Ramadani”, për Zhegrën, për Gjilanin dhe për sportin.

Ju lutem, familje e nderuar, pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri./MediaFokus/