Haziri: Pa bashkimin e Kosovës Lindore, nuk jemi të plotë

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është parë i vendosur sa i përket kauzës rreth bashkimit të Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës.

Numri dy i LDK’së, gjatë intervistës për Presheva Jonë, ka thënë se pa bashkimin e Kosovës Lindore nuk jemi të plotë, ndërkohë që ka shprehur habinë me kundërshtarët e idesë se tij, për të cilët tha se tash e 20 vjet e proklamojnë kombëtaren.

“Të gjitha ato parti politike e individë që janë thirrur në emër të bashkimit kombëtar, të gjitha ato gazeta që janë thirrë në emër të kombit, e madje janë quajtur kombëtare, sot janë bërë kosovocentrikë, janë strukur në shpirtin e tyre të ngushtë, duke e parë Kosovën vetëm në katundin e vet. Aq më keq, duke e parë me dylbi prej largu. Kjo për mua është fatkeqësi”, ka thënë Haziri.