Haziri: Pasuria më e madhe që e la Rugova është Republika e pavarur dhe LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 75- vjetorit të lindjes.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haziri thotë se pasuria më e madhe që e la Rugova, është Republika e pavarur dhe LDK.

“Sot është ditëlindja e Presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sakrifice e rezistence, arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballkan drejt perëndimit. Ai ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra. Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është Republika e pavarur dhe familja politike e tij, LDK”, ka shkruar Haziri.