Haziri uron kryetarin e rizgjedhur të KBI-së në Gjilan, Naim Aliun

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar Bashkësinë Islame të Gjilanit, për t’i uruar ata për zgjedhjen e kryesisë së re dhe angazhimin në detyrat e reja për zhvillimin e projekteve të reja në aspektin e krijimit të kushteve të mira në shërbim të qytetarëve.
“Komuna e Gjilanit është e angazhuar për bashkëpunim maksimal me të gjitha institucionet qeveritare e joqeveritare në nivelin lokal, të tillë e kemi edhe përkushtimin për komunitetet fetare e në veçanti me Bashkësinë Islame, sepse është komuniteti më i madh dhe pikëpreken projekte të shumta që i kemi të përbashkëta. Ofrojmë bashkëpunimin e plotë në të gjitha fushat dhe do të jemi lojal në ecjen e përbashkët në realizimin e programit dhe planifikimit për zhvillim”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndërsa, Naim Aliu, kryetar i rizgjedhur për mandatin e dytë ka falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha fushat dhe në të gjitha iniciativat për punën që bëhet në BI por edhe në xhamitë të cilat kryejn obligimin dhe punën e tyre me qytetarë. Do të jemi të gatshëm gjithmonë kudo që na kërkon vendi dhe detyra ka thënë ndër të tjerash kryetari Aliu.​