Haziri: Vepra e profesor Rexhep Qamilit do të jetojë përgjithmonë

Me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit të njohur gjilanas, Rexhep Qamili, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Qamili. Në telegram, thuhet:

“E dashura familje Qamili,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit gjilanas, profesorit e intelektualit të jashtëzakonshëm, Rexhep Qamili.

Profesor Qamili më nuk do të jetë mesin e të gjallëve, por vepra dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në sferën e arsimit, do të jetojë përgjithmonë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im”, thuhet në telegram.