Helmimin e nxënësve, Ibrahim Rugova e kishte quajtur logjikë raciste dhe ortodokse e Serbisë

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, e kishte gjykuar ashpër helmimin e nxënësve kosovarë në vitet 90-ta, transmeton Mediafokus.info.

Ish-shefi i protokollit, Adnan Merovci, thotë se Rugova e kishte quajtur logjikë raciste dhe ortodokse këtë veprim të rëndë të Serbisë së atëhershme.

“Presidenti RUGOVA në Konferencën për Shtyp më 01 qershor 1990 duke i dënuar helmimet e qytetarëve shqiptarë në mes tjerash thotë: “LDK-ja reagon ashpër kundër logjikës raciste dhe ortodokse të cilat vijnë nga foltorja e Kuvendit të Serbisë se do ta shfarrosin popullin shqiptar. Me këtë në të vërtetë njeriut i ndalet mendja kur kjo vie nga një institucion siç është Kuvendi i Serbisë. Ne i porosisim ata që me politika të tilla të luftës do ta shfarrosin vetveten e jo popullin shqiptar”, ka shkruar Merovci, në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/