Hidromorava: Mbushja e puseve private është vepër penale

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidromorava”, u bën thirrje të githë konsumatorëve që ujin e pijshëm mos ta keqpërdorin, por ta shfrytëzojnë sa më racionalisht për nevoja të tyre dhe kurrsesi për mbushje të puseve private.

Gjendja e thatësisë ka filluar që nga qershori e vitit të kaluar, ndërkohë që Hidromorava thotë se me të gjitha kapacitetet është munduar ta menaxhojë sa më mirë, duke aplikuar reduktime dhe kontrolla të vazhdueshme.

“Kjo situatë ka ndikuar që edhe puset private janë në fazën kritike për shkak të mungesë së rreshjeve dhe rimbushja e puseve nga rrjeti i ujësjellsit nuk është zgjidhje, por vetëm destabilizim i gjendjes me furnizim, pasi uji nuk ruhet por vetvetiu humbet për shkak të thatësisë pasi që janë akumulacione nëntokësore”, thuhet në njoftimin e Hidromoravës.

Kjo kompani e ujërave, njofton se konsumatorët të cilët gjenden në situata të tilla do të përballen me organet gjyqësore.

“Çdo veprim i juaji do të bëhet publik sepse e dëmtoni çdo të drejtë të qytetarëve që ballafaqohet me mungesë të ujit duke kontribuar akoma më shumë në keqësimin e gjendjes me furnizim dhe rritjen e ujit të humbur. Rastet të ngjashme do të publikohen dhe do të procedohen në gjykatë”, thuhet me tej në njoftim.

Për çdo informatë shtesë, mund kontaktoni në këta numra kujdestar:

Tel:044983071, fix:0280326980,

Kujdestaria inaktive :044719813.