Hidromorava: Orari i reduktimit të ujit

NJOFTIM

Të nderuar konsumatorë!

Ju njoftojmë me sasinë e ujit me të cilën momentalisht jemi duke furnizuar konsumatorët:
• FPU Përlepnicë : 17 l/s
• Guri i Hoxhës: 30 l/s
• FPU Velekincë: 64 l/s
• Baja: 20 l/s
• Puset nr. 1 dhe 2 te FSK-ja: 16 l/s

Ju njoftojmë po ashtu se punët teknike janë kryer edhe te pusi nr. 3 te Kazerma e FSK-së, ka mbetur vetëm injektimi i ujit në rrjetin primar, ku së bashku të tre puset do të shtojnë kapacitetin e furnizimin mbi 25 l/s.

Në lagjen Fidanishte kemi bërë hapjen e dy puseve të cilat shumë shpejtë do të lidhen në rrjetin kryesorë të qytetit.

Përkeqësimi i furnizimit me ujë ka ardhur për shkakun se niveli i ujit në Liqenin Akumulues në Përlepnicë ka rënë në nivelin minimal dhe sasia e ujit që mund të merret nga akumulacioni është 17 l/s. Fatëkqesisht nuk kemi të reshura atmosferike që do të mund të përmirësonin gjendjen e furnizimit me ujë. Në kushtë normale FPU Përlepnicë së bashku me Gurin Hoxhës kapacitetin furnizues e kanë 200 l/s ndërsa momentalisht janë duke furnizuar me 37 l/s.

Duke shpresuar në përmirësimin e gjendjes pas injektimit të ujit nga të gjitha puset që i kemi hapur, edhe njëherë ju falenderojmë për mirëkuptimin që keni treguar deri më tani.

Kompania ju fton që mos të keqpërdoret uji, të keni kujdes me paisjet sanitare mos të rrjedhin pa nevojë, nëse hasni ne rrjedhje ju lusim që t’i raportoni ato në kompani.

Të gjithë konsumatorët që kanë nevojë për furnizim me autocistern mund të drejtohen pranë Zyrës për Konsumatorë në administratën qëndrore ose përmes numrave tanë të telefonit. Për shkakë të sigurisë ujin e autocisternave mos e përdorni për pije por vetëm për sanitari.

Më poshtë e gjeni të bashkangjitur orarin e reduktimeve të ujit.

Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” Sh.A, Gjilan
Departamenti Teknik
www.kru-hidromorava.com
info@kru-hidromorava.com
Tel: 0280-326-980, Mob: 044-983-071, Kujdestaria: 044-719-813