Hidromorava: Plani i furnizimit me ujë dhe i reduktimeve

Kompania rajonale për ujë dhe kanalizime Hidromorava, në vazhdimësi është duke i njoftuar qytetarët me gjendjen e furnizimit me ujë. Momentalisht, sipas drejtorit të kompanisë, Muhamet Syliqi, nga penda e Përlepnicës janë duke u marrë 30 l/s, nga Guri i Hoxhës – 32 l/s, nga puset në Velekincë – 64 l/s, nga Baja – 20 l/s dhe nga pusi te FSK-ja – 10 l/s.

Po ashtu punët teknike janë kryer edhe te pusi i dytë në hapësirat e kazermës së FSK-së dhe tani ka mbetur vetëm pranimi i analizave përfundimtare kimiko-fizike, para se edhe ky burim të injektohet në rrjetin primar.

Punimet te pusi i tretë te FSK-ja kanë filluar dhe shumë shpejt do të kryhet edhe instalimi i sistemit të pompimit, për ta shtuar kapacitetin e furnizimit me ujë nga këto tri puse për 25 litra në sekondë.

Ndërkaq, drejtori Syliqi ka njoftuar se edhe në lagjen Fidanishte ka filluar hapja e dy puseve, të cilat gjithashtu do të kyçen me rrjetin primar të furnizimit.

Brenda linkut e gjeni orarin e reduktimeve.

Plani i Reduktimit 25.11.2019 (1)