Hillary Clinton, mund të jetë e preferuara e Biden për zëvendëspresidente

Gjatë debatit përfundimtar demokratik në Mars, Joe Biden u zotua se nëse do të fitonte nominimin presidencial të partisë, do të zgjidhte një grua si kandidate për zëvendëspresidente, që të garonte në krahun e tij gjatë betejes për Shtëpinë e Bardhë.

Ka ndodhur shumë gjëra që prej atëherë, dhe spekulimet rreth një duzine pretendentësh, nuk reshtin, madje janë shtuar në kohën kur vendi përballet me një pandemi që sa vjen e përkeqësohet, ngërçe ekonomike dhe protesta masive e tension racor, shkruan njekomb.org

Nëse Biden do t`i qëndrojë fjalës së tij për të zgjedhur një grua, kjo do të përbëjë herën e tretë gjithsej që një parti e madhe zgjedh një femër për vendin numër dy të administratës amerikane, dhe kjo katër vjet pasi Hillary Clinton u bë gruaja e pare kandidate për president. Biden thotë se do ta njoftojë zgjedhjen e tij në fillim të gushtit. Ndërkohë, këtu janë pretendentët kryesorë aktualë:

Kamala Harris konsiderohet gjerësisht si favoritja kryesore; në rezumenë e saj bie në sy koha e shpenzuar si anëtarë senati dhe prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.Kamala ka një origjinë “ të larmishme” me nënë nga India dhe baba nga Xhamajka.

Ish ligjvënësja rreth Gretchen Whitmer, është guvernatore e Miçiganit, dhe pasi goditi pandemia e koronavirusit, u kthye në fytyrën e përgjigjes së shtetit të saj ndaj sëmundjes.

Tammy Duckworth, senator nga Illinois, ka gjithashtu një CV të pasur. Ajo humbi të dy këmbët kur helikopteri ushtarak që po pilotonte u qëllua nga kryengritësit në Irak. Ajo qëndroi në ushtri dhe doli në pension me gradën nënkolonel, përpara se të bëhej ndihmës sekretar enë Departamentin e çështjeve të Veteranëve të Presidentit Barack Obama.

Fushata e Elizabeth Warren për nominimin presidencial Demokratik ishte një ndër më të lëvduarat. Motoja e saj “Unë kam një plan për atë” jehoi fort mes demokratëve dhe tërhoqi turma të mëdha entuziastësh, duke drejtuar sondazhet për muaj të tërë.

Por Biden flitet se mund të zgjedhë edhe vetë Hillary Clinton, që përpos të tjerash është dhe mbështetësja e parë e hapur e homoseksualëve që do të shërbente me “biletën” e një partie të madhe.

Emra të tjerë të përfolur janë senatorja e Arizonës Kyrsten Sinema, ligjvënësja e Floridës, Val Demmings, kryetarja e bashkisë së Atlantës, Keisha Lance Bottoms etj.