“Hiqini dorezat”, porosit mjeku epidemiolog!

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë ndjekësit e tij. “Hiqeni dorezat”, porosit ai përmes një postimi.

Duke qenë shumë aktiv me këshilla dhe mendime lidhur me koronavirusin, epidemiologu kete here, duke iu referuar studimeve te fundit, shkruan se tani mund te hiqen dorezat, pasi koronavirusi nuk transmetohet me lehtësi, me prekje mes objekteve qe mendohet te jene të infektuara.

Ja postimi i epidemiologut

Lajm i mire miqte e mi!

CDC (Centers for Disease Control and Prevention – USA) tani informon se virusi nuk trasmetohet me lehtesi permes prekjes se objekteve apo siperfaqeve te infektuara!

Megjithese eshte ende e mundur, kjo mundesi eshte zbuluar qe eshte shume me e vogel se sa mendohej fillimisht.

Pra, ato dorezat hiqini po patet mundesi!