Historianja Kocaqi e lexon ndryshe marrëveshjen e Washingtonit

Historianja Elena Kocaqi ka një mendim ndryshe rreth marrëveshjes së arritur në Washington. 

Kështu e interpreton ajo:

Ne lidhje me marreveshjen e sotme ne USA.

1- Kosova ruan pavarsine dhe de facto Serbia e njeh ate. Kjo i hap rrugen konsolidimit te shtetit.

2- Ruhet teresia territoriale e Kosoves qe kercenohej per tu ndare nga politikanet shqiptar. Edhe nje here u vertetua qe Kosoven donin ta ndanin politikanet tane dhe jo Amerika sic thonin.

3- Ruhet uniteti i brendshem i shtetit sepse edhe kishat serbe do jene nen kontrollin e shtetit te Kosoves. Pra nuk ka nje ekstraterritorialitet dhe enklava serbe.

4- Ujmani sigurisht eshte pjese e Kosoves por per administrimi i tij do te jete nen drejtimin Amerikan.

Tema sensitive eshte ajo e nje minishengeni Ballkanik qe ne fakt eshte dhurate e politikanve tane dhe eshte nje projekt ne leter qe do shume kohe te realizohet dhe nuk eshte i detyrushem.

Ne ndryshim nga me para eshte Kosova dhe garancia Amerikane ne mes. E mire do ishte te ishte nje shengen Shqiperi, Kosove, Mali i Zi dhe Maqedoni por meqe jane edhe shqiptaret e Lugines ne mes duhet me ruajt edhe ata.

Porti shqiptar do jete nje port komercial qe do ti sjelli me teper fitim privateve qe do ja jap qeveria jone me PPP sic ka dhene cdo gje.

Rajoni jone me kete marreveshje vihet me teper nen kontrollin Amerikan sesa te BE.