Hoti në Kuvend: Kishim vetëm dy mundësi që t’i përgjigjeshim COVID-19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë raportimit në Kuvend, ka thënë se kishin vetëm dy mundësi që t’i përgjigjeshin COVID-19, transmeton Mediafokus.info.

“E para ishte që të nxisim qytetarët tanë të ruajmë distancën, të mbajnë maskën dhe të përkujdesen për higjienën e tyre personale, të obligojmë administratën publike dhe sektorin privat që t’i përmbahen me korrektësi masave mbrojtësi që ne i kemi përmbledhur në manual dhe të përkrahim sistemin tonë shëndetësor dhe atë monitorues me profesionistë shtesë. Mundësia e dytë ishte që të mbyllim sërish njerëzit në shtëpitë e tyre duke ndaluar sërish punën dhe ekonominë”, ka thënë Hoti.

Hoti pohoi se pajtuan për opsionin e parë të bashkëjetesës me virusin në distancë, duke mos ndaluar ekonominë, por mbi të gjitha duke luftuar për çdo jetë./Mediafokus.info/