Hoti-PDK’së: Për 100 ditë e kthyem Kosovën aty ku e ka vendin

Kryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila e kritikoi atë për ‘humbjen e shansit historik’ për arritjen e një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Mediafokus.info

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka thënë se për 100 ditë e ka kthyer Kosovën aty ku e ka vendin.

Postimi i plotë:

Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejti edhe ne qendrat e tjera.

Pas nje devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik.

E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri eshte serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike.

Zoti i bekofte miqte tane.

Zoti e bekofte Kosoven.