Hoti: Rastet pozitive kanë rënë, por s’e kemi mposhtur pandeminë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se rastet pozitive të COVID-19 kanë rënë, por që kjo nuk është shenjë se Kosova e ka mposhtur pandeminë, transmeton Mediafokus.info.

“Trendi i rasteve të reja ka filluar të bjerë, po kjo nuk është shenjë se e kemi futur në kontroll pandeminë, për shkak se numri i rasteve me fatalitet po mbetet mjaft i lartë. Jemi afër viti të ri shkollor, ministri ka bërë një punë të mirë sa i përket përvojave të shteteve tjera”, ka thënë Hoti.

Këto komente, kreu i ekzekutivit i ka bërë gjatë takimit me kryetarët e Komunave të Kosovës./Foto: Mediafokus.info/