Hoti shërohet nga COVID-19, të hënën del në punë

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, është shëruar nga COVID-19 dhe do të dalë në punë të hënën. Këshilltari i Kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri ka thënë se më vonë do të japin edhe detaje tjera.

Sot, Kryeministri i ka bërë dy javë prej se është diagnostikuar me koronavirus.

Kryeministri Avdullah Hoti gjendet në izolim tash e dy javë, meqenëse ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Për gjendjen shëndetësore të Hotit, ka dhënë detaje këshilltari i tij për media, Xhavit Beqiri.

Sipas Beqirit, gjendja e Hotit është e mirë dhe se pritet që nga nesër të dalë në zyre.

“Gjendja e kryeministrit është e mirë. Nesër pritet me dalë në zyrë, por që do të iu njoftojmë për detaje”, ka thënë Beqiri për Express.

Hoti kishte njoftuar se ishte infektuar me koronavirus më 2 gusht. Ai kishte bërë me dije se përveç kollës, nuk ka simptoma të tjera dhe se do të jetë në izolim për dy javë.