Hoti sot raporton në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë sot në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Mediafokus.info.

Të enjten është paraparë vazhdimi i seancës plenare me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, derisa në seancën tjetër të re është paraparë raportimi i Hotit para deputetëve.

Po ashtu, në këtë seancë të Kuvendit të Kosovës në interpelancë do të jetë ministri i Arsimit, Ramë Likaj në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Në interpelancë do të jetë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.Mediafokus.info.