Hoti takon McAllister, flasin për vizat e dialogun

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar sot në Bruksel kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, raporton mediafokus.info

Hoti në një postim në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se me McAllister kanë biseduar rreth procesit të liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

“Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor”, ka shkruar kryeministri.

Pata nderin të takoj z. David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, me të cilin…

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, 25 June 2020