Humanisti i madh i Gjilanit që po i bënë me shtëpi 3 jetimë

Afaristi i njohur gjilanas, Banush Neziri, ka dy muaj që ka nisur iniciativën për ndërtimin e shtëpisë për tre jetimat e familjes Ademi nga Lipovica e Gjilanit.

Fillimisht e deklaron se truallit të donatorit Xhavit Qerimi prej 2.5 ari, ia shton edhe 2.5 të tjera si donacion nga ai, në lagjen Arbëria, pastaj një pjesë të materialit ndërtimorë si donacion shtesë, derisa i vije përkrahja e madhe nga dhjetëra njerëz të vullnetit të mirë.

Pronari i kompanisë Biti Com, Banush Neziri, thotë për Mediafokus.info se ndjehet shumë i lumtur që iniciativa e tij pati sukses.

“Janë dhjetëra vullnetmirë që i janë përgjigjur aksionit, përfshirë edhe bashkatdhetarët me prejardhje nga Dobrosini e Lipovica. I falënderoj shumë dhe Zoti ua shpërbleftë”, thotë Neziri.

Kjo nuk është hera e parë që shtrihet dora e humanitetit nga afaristi Banush Neziri.

Ai njihet si njëri nga humanistët më të mëdhenj të Gjilanit, por që kur pyetet për këtë, nuk dëshiron të flasë më shumë.

Shtëpia është përfundim të ndërtimit, derisa pritet që brenda një muaji t’i jepen ҫelësat kryefamiljares, e cila po i rritë tre jetimë./Mediafokus.info/