Humb një i moshuar në Përlepnicë të Gjilanit, familja kërkon ndihmë

Një  moshuar nga Përlepnica e Gjilanit nga dita e djeshme kur kishte dal nga shtëpia, nuk është parë më, raporton Mediafokus.info.

Ky është njoftimi i faqes së fshatit Përlepnicë:

KËRKOHET!

HAXHI BAJRAMI ka dal sot në Drekë nga shtëpia dhe familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

Të nderuar vendas, nëse e keni parë sot Haxhi Bajramin, luteni të lajmëroni në numrin 045 581 815 ose të na shkruani nê mesazh për vendndodhjen e tij të fundit.

Çdo informacion ka vlerë, ju falemnderit!