Tragjike: Humbin jetën tragjikisht burrë e grua shqiptare në Amerikë

Një qift shqiptar kanë humbur jetën tragjikisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për bashkëshortët nga Mali i Zi, Biserë Rami dhe Muharrem Frulkcaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tyre në Facebook.

“Një grua fantastike, nga një familje e mrekullueshme tipike malësore, me vlera të mëdha njerëzore, Biserë Rami Frluçkaj ndërroi jetë me burrin e saj në një aksident komunikacioni”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

“Sot me 28 gusht e kishte marr biletën për të ardhur në Malësi, që ti votonte dhe suportonte partitë shqiptare, si njeri i mirë që ishte, me zemër të pastër, që e donte atdheun e vet, por jeta e njeriut është e tillë, i ndodhi rreziku në New Jersey, tek George Washington bridge, ku humbi jetën tragjikisht me bashkëshortin e saj, Muharem Frluçkaj” thuhet në njoftim.