I bie ‘pazari’ Muharrem Sfarqës, emërohet zv/ministër

E mposhti Agim Aliun më 2013, por Muharrem Sfarqa e humbi Komunën e Ferizajt në vitin 2017, pikërisht nga Agim Aliu, shkruan Mediafokus.info.

Kjo humbje, duket se e ka goditur keq në karrierë. Sfarqa ka konfirmuar sot se është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Ambientit.

 “Kam kënaqësinë e rrallë,të ju njoftoj që sot kryeministri Hoti më emëroj zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. Me këtë rast, dua të falenderoj kryeministrin Hoti dhe liderin e LDK-së Akademik Isa Mustafën për besimin e dhënë. Premtoj që do të angazhohem maksimalisht në realizimin dhe zbatimin e programit qeverisës të qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ekponentë të LDK’së kanë deklaruar shpeshherë se në LDK mund të fitosh pozita në parti e ekzekutiv, vetëm nëse fiton garë elektorale.

E për këtë, duket se më së miri e di ish-kryetari i Ferizajt, njëherës anëtar i kryesisë qendrore./Mediafokus.info/