I jepet lamtumira e fundit personit që vdiq nga Coronavirusi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se në këto momente po ia japim lamtumirën e fundit personit që vdiq nga Coronavirusit, në fshatin Zhegër, raporton Mediafokus.info.

Statusi i plotë i Hazirit:

#Dita101 me një lajm të keq për Gjilanin. Një bashkëqytetar i yni nga Zhegra ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit me #Covid19 dhe në këto orë të vona po ia japim lamtumirën e fundit. I ndjeri kishte edhe sëmundje të tjera përcjellëse. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe do t’I qëndrojmë bashkë për ta përballuar.

Lajmi i mirë është që janë shëruar shtatë persona të cilët kanë qenë të prekur nga #Covid19.

Ju lutem, përshtatju masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Virusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund!