IKSHPK paralajmëron se Kosova rrezikon të përballet me një tjetër virus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka paralajmëruar se “Virusi i Nilit perëndimor”, është shfaqur në Ballkan dhe për këtë arsye iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, në vendin tonë ende nuk ka të sëmurë nga ky virus, por që rreziku ekziston.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

Qytetar të nderuar!

Virus i Nilit perëndimor është shfaqur në Balkan? Në Kosovē nuk ka të sëmurë por rreziku ekziston andaj

Kujdes nga pickimi i mushkajave!

Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit
Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.
Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave
Virusi mund të shkaktoj sëmundje të rëndë dhe ngordhje tek kuajt.
Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për tek njerëzit.
Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor.
VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit.

VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore. VNP është ruajtur në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshinë transmetimin në mes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen.

Që nga paraqitja në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur edhe në Kanada deri në Venezuelë.