Indrit Tuci shënon eurogol për Hajdukun e Splitit, e shpëton nga humbja

Lokomotiva Zagreb ishte duke humbur 0:2 me Hajduku i Split, por situata ka ndryshuar pas futjes në lojë të futbollistit Indrit Tuci. Së pari ka shenuar Kolinger, në fundin e pjesës së parë dhe pastaj ka barazuar lojtari shqiptar.

Indrit Tuci, i riu nga Mirdita, ia ka dalë të shënojë me një goditje perfekte me të majtën. Sulmuesi, i cili nisi si titullar sot, në minutën e 66-të shënoi një gol mjaft të bukur dhe më pas shpërtheu në festë.