Infektologia uron Bajramin nga Infektiva: Dhashtë Zoti që të bindeni sa serioz është COVID-19

Infektologia Selvete Shurdhani ka uruar festën e Kurban Bajramit, nga Infektiva e Spitalit të Gjilanit dhe në të njëjtën kohë është lutur që njerëzit të binden se sa serioz është virusi COVID-19, raporton Mediafokus.info.

“Dhashtë Zoti që ju të bindeni se sëmundja është shumë serioze e nuk është politikë siç e kanë bindjen shumica e qytetarëve”, ka shkruar Dr. Shurdhani, në urimin e publikuar në Facebook.

Postimi i plotë i Dr. Selvete Shurdhanit:

Te nderuar  familjar e miq,

Me fat Kurban Bajrami

Falemnderit per te gjitha urimet tuaja me rastin e festes se Kurban Bajramit.ne pamundesi te ju shkryaj te gjitheve po u shkruaj te gjitheve pernjehere.

Por kesaj here nga vendi i punes .

Kujdestare  ne Repartin Infektiv ne Gjilan  per tu dal  ne ndihme qytetareve te prekur nga COVID 19.

Dashte Zoti qe ju te bindeni qe Semundja eshte shume serioze  e nuk eshte politik siq e kane bindjen shumica e qytetareve.

mbani maska  ,

mbani distace ,

Ruani te afermit tuaj .

Me.respekt Dr. Selvete Shurdhani Infektologe