Infektologu Demiri: Pse Presheva nuk ka asnjë rast me Covid-19 dhe asnjë të vdekur nga ky virus?

Dr Xhevat Demiri thotë se Kosova i ka mjekët më të mirë në rajon për infektivë. Sipas tij, mbajtja nën kontroll e pandemisë Covid 19, është mëritë e këtyre mjekëve.

Ndryshe, specialisti i Infektologjisë, Xhevat Demiri thotë se Kosova është përballuar në të kaluarën shpesh me epidemi të ndryshme dhe përvoja e ka ndihmuar në menaxhimin e gjendjes.

Por, mjeku gjilanas me përvojë të gjatë në fushën e infektologjisë, thotë se Covid 19 nuk është ndonjë virus i rrezikshëm, nga i cili mund të vdesë një pacient, nëse nuk ka sëmundje tjera.

Është lloj gripi, sikur  SARS-CoV-1, që ka qenë më herët, ndërsa ky është SARS-CoV -2.

Shtrohet pyetja pse në Preshevë nuk ka asnjë rast me Covid 19.

Në Preshevë nuk ka asnjë rast me këtë sëmundje, sepse nuk ka pasur testim të mostrave. Pushteti serb e ka anashkaluar Preshevën, thotë Demiri.

Presheva është një tregues i mirë se sa është i rrezikshëm virusi Covid 19.

Demiri thotë se mjafton distanca dhe higjiena për ta tejkaluar pandeminë, nuk nevojiten kurrfarë masa tjera, sepse SARS CoV-2 është grip.

Ai është i bindur se shumë prej nesh e kemi pasur dhe e kemi kaluar këtë virus, pa e marrë vesh./mediafokus.info